Rregullorja e udhëtimit
UDHËZIM
- Kuponi i biletës me kapakun e saj formojnë një titull për transport. Kuponi i biletës pa kapakun e saj të plotësuar me vulë dhe datë nga zyra nisëse nuk janë të vlefshme.
- Çdo biletë është e vlefshme për datën dhe udhëtimin që është shënuar mbi të.
- Bileta e kthimit është e vlefshme për 90(nëntëdhjetë) ditë nga mbërritja në destinacion. Kjo vlefshmëri nuk mund të shtyhet më tej.
- Ndryshimi i datës së nisjes mund të bëhet deri në 48(dyzet e tetë) orë para nisjes së autobusit, duke u ngarkuar me një shpërblim shtesë të parashikuar. Ndryshimi i datës nuk mund të kapërcejë më shumë se dy muaj.
- Tarifa e transportit është e vlefshme në datën e shitjes së biletës.
- Kërkesat për kthimin e çmimit të udhëtimit pranohen nga zyrat kompetente vetëm përpara nisjes, sipas rregullave ekzistuese të parashikuara për çdo kohë. Është pranuar qartë se pas nisjes së udhëtimit nuk pranohet asnjë kërkesë për kthimin e çmimit të biletës.
- Çdo pasagjer ka të drejtë që duke paguar çmimin e udhëtimit, të transportojë dy bagazhe që nuk i kalojnë 20(njëzet) kg. Bagazhet e mëdha mund të pranohen vetëm në qoftë se ka vend në vendin e bagazheve të autobusit. Për to duhet të paguhet çmimi special shtesë.
- Kompensimi i dëmtimit ose i humbjes së bagazhit paguhet sipas parashikimit në kontratën e transportit.
- Agjensitë e transportit nuk pranojnë asnjë përgjegjësi për bagazhet e dorës, përveç kur dëmi është shkaktuar nga faji i transportuesit, gjë që provohet prej udhëtarit.
- Çmimi është një subjekt që ndryshohet pa paralajmërim.
- Transportuesi mund të ndërpresë udhëtimin pa paralajmëruar, mund t'a shtyjë atë për më vonë, t'a vonojë ose t'a anullojë për arsye të kontrollit nga drejtuesi, pa asnjë përgjegjësi, duke marrë përsipër kthimin e çmimit të udhëtimit ose të asaj pjese të pa kryer prej tij.
- Oraret e specifikuara ne tabela janë të përafërta dhe të pagarantuara, duke mos qenë pjesë e kësaj kontrate.
- Udhëtari është i përgjegjshëm ndaj rregullave administrative të udhëtimit.
- Gjithashtu udhëtari është krejtësisht pëergjegjës për përmbajtjen e bagazhit të tij ndaj autoriteteve administrative ose doganore.
- Fëmijët e moshës:
- nga 0 deri 4 vjeç nqs kërkon vend paguan 50%
- nga 4 deri 12 vjeç paguajnë 50% të biletës
- nga 12 vjeç paguhet bileta e plotë
© 2023
AlbTrans