logotype
Udhëzime
  • Kuponi i biletës me kapakun e saj formojnë një titull për transport. Kuponi i biletës pa kapakun e saj të plotësuar me vulë dhe datë nga zyra e nisjes nuk janë të vlefshme
  • Cdo biletë është e vlefshme për datën dhe udhëtimin që është shënuar mbi të.
  • Bileta e kthimit është e vlefshme për 90(nëntëdhjetë) ditë nga mbërritja në destinacion.Kjo vlefshmëri nuk mund të shtyhet më tej.
  • Ndryshimi i datës së nisjes mund të bëhet deri në 48(dyzetë e tetë) orë para nisjes së autobusit, duke u ngarkuar me një shpërblim shtesë të parashikuar. Ndryshimi i datës nuk mund të kapërcejë më shumë se 2 muaj.
  • Tarifa e transportit është e vlefshme në datën e shitjes së biletës.
  • Kërkesat për kthimin e cmimit të udhëtimit pranohen nga zyrat kompetente vetëm përpara nisjes, sipas rregullave egzistuese të parashikuara për cdo kohë. është pranuar qartë se pas nisjes së udhëtimit nuk pranohet asnjë kërkesë për kthimin e cmimit të biletës.
  • Cdo pasagjer ka të drejtë qe, duke paguar cmimin e udhëtimit të transportojë 2 bagazhe që nuk i kalojnë 20(njëzet) kg. Bagazhet e mëdha mund të pranohen vetëm në qoftë se ka vend në vendin e bagazheve të autobusit. Për to duhet paguar cmimi special shtesë.
  • Kompesimi i dëmtimit ose i humbjes së bagazhit paguhet sipas përshkrimit në kontratën e transportit.
  • Agjensitë e transportit nuk pranojnë asnjë përgjegjësi për bagazhet e dorës, përvec faktit kur dëmi është shkaktuar për faj të transportuesit, gjë që duhet të provohet prej udhëtarit.
  • Cmimi është një subjekt që ndryshohet pa paralajmërim.
  • Transportuesi mund të ndërpresë udhëtimin pa lajmëruar, mund t'a shtyjë atë për më vonë, t'a vonojë ose ta anullojë për arsye të kontrollit nga drejtuesit, pa asnjë përgjegjësi, duke marrë përsipër kthimin e cmimit të udhëtimit ose të asaj pjese të pa kryer të tij.
  • Oraret e specifikuara në tabela janë të përafërta dhe të pagarantuara, duke mos qenë pjesë e kësaj kontrate.
  • Udhëtari është i përgjejgshëm ndaj rregullave administrative të udhëtimit.
  • Gjithashtu udhëtari është krejtësisht përgjegjës për përmbajtjen e bagazhit të tij ndaj autoriteteve administrative apo doganore.
  • Fëmijët e moshës:
  • Nga 0 deri 4 vjeç në qoftë se kërkon vend paguan 50% nga 4 deri 12 vjec paguajnë 50% të biletës mbi 12 vjec paguajnë biletën e plotë